Ngjarjet e datës 24 nëntor

Ngjarjet e datës 24 nëntor

INDEP organizon forumin politik me temën “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:15) 

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Balkan Green Foundation organizon tryezë diskutimi ku prezantohet punimi “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë – Praktikat më të mira”. Merr pjesë edhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 09:30-11:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të KQZ-së për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon forumin “Gratë në Drejtësi Komerciale”. (Hotel “International Prishtina”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të grantit nga shteti japonez Asistencë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Bazike. (QBMK “Xheladin Deda”, Pejë, ora: 10:40 – 11:45) 

Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të spitaleve, QMF dhe ambulantëve do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 11:00-12:00)

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. (Ora 13:00)

Me rastin e 109-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, organizohet pritje nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

Lexo edhe

Video