Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Federatën e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 9:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, vizitojnë palestrën e sporteve në fshatin Zhegër. (Ora 9:30)

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit. (Holli i BQK-së, ora 10:00)

Komisioni i Pavarur i Mediave mban tryezë diskutimi në lidhje me prezantimin e  raporteve të monitorimit “Përfaqësimi i fëmijëve dhe përfaqësimi gjinor në media”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)


Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. (Kuvendi, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së në Ferizaj, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, viziton xhaminë në fshatin Uglar. (Ora 12:30)

Ipeshkvia e Kosovës organizon koncertin e Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës. (Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 23:30)

Ipeshkvia e Kosovës organizon meshën solemne të Krishtlindjes, të cilën do të udhëheq ipeshkvi, Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 24:00)

Lexo edhe

Video