Ngjarjet e datës 23 shtator

Ngjarjet e datës 23 shtator

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Sall e KK Rahovec, ora 10:00)

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, pret në takim një delegacion nga Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i udhëhequr nga kryetari i ASHSH-së Akademik Skënder Gjinushi. (Ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl. (Ministria e Shëndetësisë, ora 10:30)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj. (Kuvendi, salla N506, ora 11:00)

Mbahet tryeza me temën “Ripërtritja e Turizmit” e organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit. (Hotel “Grand” Prishtinë, ora 11:00)


Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Këshilli Organizues i Maratonës Prishtina 2022 do të mbaj konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 12:00) 

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, bëhet promovimin e veprave Djemtë e Ballofcit dhe Deti i Zi. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjimin publik për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Kuvendi, salla N506, ora 13:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:30)

Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Karikaturës, edicioni i 8-të, organizuar nga SHK “HITHI” në përkrahje nga MKRS dhe DKRS. (Galeria e Arteve-Ferizaj, ora 19:00)

Video