Ngjarjet e datës 23 prill
Lexohet për: 3 min.
Kosovapress
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkëpunimi i Institucioneve të Kosovës në Fushën e Prokurimit Publik në Kosovë organizon konferencë “zhvillimi i sistemit të prokurimit publik në Kosovë” (Hoteli International Prishtina ora 08:45)

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj do ta pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves ku edhe do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale (objekti i Prokurorisë Speciale, ora 09:00)

Programi i Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian Projekti në Kosovë organizon “Ndërgjegjësimi për krimin mjedisor” (Hotel Emerald ora 09:00 - 16:00)

Mbahet mbledhja e 325-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK ora 09:15)

Në emër të Projektit Adapt të USAID organizohet ngjarja “Ndrysho për klimën” dhe lansimi i programit të granteve (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë ora 09:30 - 13:30)

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Prizren “Shtëpia e Bardhë” ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport (Kuvendi i Kosovës salla N204 ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, (Kuvendi i Kosovës, salla N10 ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takim me Komisionin e Senatit  për Punë të Jashtme, Sigurisë nga Republika e Çekisë. (Kuvendi i Kosovës salla C301 ora 11:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (Kuvendi i Kosovës, salla N204 ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur. (Kuvendi i Kosovës, salla N302 ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton kërkesën e banorëve të “Toukbahçes” në Prishtinë rreth tjetërsimit të disa burimeve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10 ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, salla N225 ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301 ora 14:00)

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC organizon takim të bashkisë mbi gjyqësorin e integruar në veri të Kosovë (Qendra për Energji Qytetare (Kralja Petra Mitrovicë e veriut ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024