Ngjarjet e datës 23 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet ceremonia hapëse e Olimpiadës XVI Matematikë të Kosovës, merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Objekti i Fakulteteve Teknike të Universitetit të Prishtinës, ora 10.00)

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Organizata HANDIKOS mban konferencë të jashtëzakonshme, përmes së cilës do adresojë një çështje që prek mirëqenien e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara në Prishtinë. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS, Veternik – Prishtinë, ora 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës organizon pritjen solemne me rastin e 34 vjetorit të themelimit të LDK-së, me ç’rast kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku do ta ketë dhe fjalën e tij. (Salla Atelie, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024