Ngjarjet e datës 22 tetor

Ngjarjet e datës 22 tetor

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon Shoqatën e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit (ShFHDK). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Ekipet mobile bëjnë vaksinimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 10:00-17:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)


Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, 11:00)

Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të aktivistit të Çështjes Kombëtare, Hisen Demukaj nga Deçani. (Varrezat e Demukaj, Deçan, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)

Lexo edhe

Video

error: