Ngjarjet e datës 22 shtator

Ngjarjet e datës 22 shtator

Komisioni për Legjislacion cakton datën për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin për Antidopingun. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Ora 09:30)

MMPHI dhe Komuna e Prishtinës organizojnë aktivitetin Dita pa makina. (Para NewBorn Prishtinë, ora 10:00) 

UN Women dhe Shoqata e Grave SHE-ERA shpërndajnë pajisje për 26 gra në Pejë. (Salla sportive “Karagaq”, ora 10:00)


UP “Hasan Prishtina” ndan titullin “Doctor Honoris Causa”, për Driton Kuka, trajner dhe selektor i Kosovës në xhudo. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 10:00)

Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Shoqata Pema në bashkëpunim me Komunën e Istogut organizojnë Ditën tradicionale të vjeljes së mollës. (Ora 11:00)

Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm mban protestë të qetë para MPJD-së lidhur me gjendjen në këtë ministri. (Ora 12:00)

OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetin Dita pa makina. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:30)

Video