Ngjarjet e datës 22 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me bashkëpunëtorë do të marrë pjesë nesër në fillimin e vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit (HPV). (Shkolla fillore Hyzriu e Samiu, fshati Letancë Podujevë, ora 09:00).

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ora 09:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbanë mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Këshilltarët Komunal të VV-së- Qendra Prishtinë- mbajnë konferencë për media. (Zyret e VV-së, ora 10:00)

Vazhdimi i seancës plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

“Hulumtim mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës: Pejë, Deçan, Junik”. (Hotel Seraphine Plaza, Pejë, ora 11:00)

Promovohet libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga autori z. Fahri Musliu. (Qendra e Dokumentimit Kosovë, ora 14:00)

Lansohet Programi EREA (Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi). (Menza Ramiz Sadiku, rr. Johan F. Hahn, ora 14:00)

Në kuadër të ”Programi i Zhvillimit të Bletarisë së Qëndrueshme-Trajnimi për Lidhjen e Bletarëve të Kosovës” të organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për pjesëmarrësit të cilët kanë përfunduar trajnimin. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024