Ngjarjet e datës 22 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencën KosovaPar2023. Flasin: kryeministri  Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde. (Salla e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, ora 8:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovë, salla N-506, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës mbajnë tryezë mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të "Konventës së Stambollit" në Kosovë. Flasin Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.  (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet takimi i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistenca Teknike e BE-së për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë” dhe SIGMA/OECD. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)

Demokraci Plus publikon analizën e shkurtër në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të agjencive të pavarura. (Zyrat e Demokraci Plus (D+), rruga “Bajram Kelmendi”, nr. 92, kati 4, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konferenca e dytë e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë. Fjalë rasti nga kryeministri Albin Kurti ose ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel “Emerald”, salla “Beethoven”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konferenca dhe ceremonia e certifikimit të Programit për prindër përmes Metodologjisë Pride, i cili ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nga viti 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 13:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë -opinion rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezën e diskutimit mbi Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë lanson subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Flasin Albin Kurti kryeministri i Kosovës, Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë dhe Alessandro Bianciardi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (“Tech Park Prishtina” Bërnicë – Prishtinë, ora 13:00)

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren mban konferencë për media. (Selia e LDK-së Prizren, rruga "Ibrahim Rugova", ora 13:00)

Ansambli i Këngëve Popullore “Gjakova” mban koncert me rastin e Ditës së Flamurit- 28 Nëntorit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024