Ngjarjet e datës 22 maj

Ngjarjet e datës 22 maj

Bëhet përurimi i përfundimit të punimeve të ujësjellësit në 5 fshatra të komunës së Skenderajt: Rakinicë, Turiqec, Rezallë e Re, Kopiliq i Poshtëm dhe Tushilë. (Shkolla fillore “Halit Geci”, Rakinicë, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)


Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton Raportin vjetor nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën zvicerane Caritas, bëjnë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI”. (Parkingu prapa Shtëpisë së Bardhë, Prizren, ora 14:00).

Lexo edhe

error: