Ngjarjet e datës 21 shtator

Ngjarjet e datës 21 shtator

Vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë në Komisionin për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Ekipi i Fondacionit MDA organizon ngjarjen “Dialogu Publiko-Privat”, si pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërirë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Platforma Zoom, ora 11:00-12:30)


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kuvendi i Kosovës, kabineti i kryeparlamentarit – ora 11:45- pamje)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë Monumentit “New Born”. (Ora 12:00)

Komisioni për Bujqësi diskuton për themelimin e grupeve punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-302, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të vizitojnë fshatin Hasi I – Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulancës, ora 18:00)

Lexo edhe

Video