Ngjarjet e datës 21 maj
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, ku marrin pjesë Presidentja, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:30)

Federata e Boksit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë turneun ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 12:00)

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, këshillat organizues  në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestim përkujtimor. (Fshati Stagovë, ora 12:00)

Nën organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve - FemArt dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, jepet shfaqja "The Superfluous Man (Njeriu i tepërt) - Oblomov" (me titra në gjuhën angleze). (Teatri Oda, Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024