Ngjarjet e datës 20 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar Ndër/Transdisiplinar “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë, ku do të marrin pjesë filozof të e teoricien të huaj dhe vendorë. (Fakulteti Filozofik, salla: 014, Prishtinë, ora 09:00 - 15:15)

Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)

Prezantohet projekti i financuar nga BE: “Ngritja e kapaciteteve në lidhje me Organizatën e Përbashkët të Tregut të BE-së (CMO) dhe Statistikat Bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Mbahet dita e dytë e edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar Agrokos. (Salla “1 tetori”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet Dita e Gështenjave në Deçan. Agjenda:

-Pritja e mysafirëve në objektin e Komunës së Deçanit. (Ora 10:00-11:30)

-Hapja e aktivitetit (tek objekti i Kolonisë së Artistëve). (Ora 12:00)

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Ora 11:00 - pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë deklarim për media)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci marrin pjesë në  vënien e gurthemelit të çerdhes në Godanc të Shtimes. (Ora 11:30)

Ministri i Financave Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor. (Kinemaja “ABC” Prishtinë, ora 18:15)

Artpolis do të prezantojë premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”. (Teatri Dodona, Prishtinë, ora 19:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024