Ngjarjet e datës 20 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

SBASHK dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë organizojnë konferencën dy-ditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". (Hotel "Sirius", ora 09:00)

Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Republikës së Turqisë, Ugur Unal viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit. (ASHAK, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të realizohet miratimi i projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ARRU-së për vitin 2022, por edhe shqyrtohet  plani i performancës të AKP-së për vitin 2024 dhe plani i performancës të AKRK-së për vitin 2024 – i reviduar. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar: Ministri i MMPHI, Liburn Aliu. (Kuvendi, salla N302, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e certifikimit të mbi 200 të trajnuarve nga Semestri VII, në 8 modulet e avancuara të gjuhëve programuese (Web Dev, CyberSecurity, Java Programming, Web Dev Prof, Python, BigData, Machine Learning, Artificial Intelligence). Organizohet nga Prishtina REA dhe Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe marrin pjesë presidentja, Vjosa Osmani, Ambasadorit të BE në Kosovë, Tomas Szunyog, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024