Ngjarjet e datës 20 maj
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Konferencë e Farmacisë “Përmirësimi i sigurisë së barnatimit në kujdesin primar nëpërmjet komunikimit efektiv në barnatore” (Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban fjalë hyrëse në Konferencën “Diaspora Flet 2023” (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

Mbahet Mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje (Fakultetin e Arkitekturës, salla Modelariumi (afër Ministrisë së Arsimit), ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie (Selia e AAK-së, Ulpianë, ora 12:00)

Shënohet Dita e Bibliotekës "Ernest Koliqi", që gjendet në Qendrën "BogdaniPolis" në Katedralen Shën Nënë Tereza, me rastin e ditëlindjes së 120 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribues i madh i arsimit shqip në Kosovë (Qendra “BogdaniPolis”, ora 12:00)

Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumëta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë organizojnë një “Street Shoë”(Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00).

Fondacioni Lumbardhi lanson "Arnautistan Noir", një libër të ri komik i shkruar nga Artrit Bytyçi dhe ilustruar nga Ardi Shishko (Te Lumbardhi, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024