Ngjarjet e datës 20 janar

Ngjarjet e datës 20 janar

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton OJQ “HANDIKOS” për të diskutuar “Viti 2022 – vit i Personave me Aftësi të Kufizuar” (HANDIKOS, Prishtinë, 10:00)

Instituti Albanologjik përuron veprën “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)


Mbahet konferenca e 8-të vjetore ndërkombëtare “Mobiliteti i mençur – E ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”. (Byroja  Kosovare e Sigurimeve, ora 12:00-17:00) 

Përurohet Salla e Prezantimeve në Fakultetin Filologjik. (Fakulteti Filologjik UP, ora 14:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e mbetura nga seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

Në kuadër të “Flakës së Janarit” hapet ekspozita e artit bashkëkohor/Rezistencë, Peneli i Flakës. (Teatri i Qytetit Gjilan, ora 19:00)  

Lexo edhe

Video