Ngjarjet e datës 20 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon konferencën vjetore “Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Instrumentet Mbështetëse për Bizneset”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:30)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mban diskutim të përgjithshëm publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet Konferenca për Rininë 2023. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, presidenti i Shoqatës Evropiane e Kartës Rinore, Miguel Perestrello. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë, ora 10:00-16:30)

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier do të administrojë betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, si dhe do të mbajë fjalë rasti. Marrin pjesë drejtoresha e Korpusit të Paqe Carolyne Siganda dhe presidentja Vjosa Osmani. (Klan Arena, Prishtinë, 10:30 deri më 12:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatave mban konferencë vjetore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30-12:00)

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2023. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10:30)

KRU Bifurkacioni, Ministria e Financave, Komuna e Ferizajt dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruajnë marrëveshjen për Projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj. Marrin pjesë Hekuran Murati – ministër i Financave, Agim Aliu – kryetar i Ferizajt, Sergiy Maslichenko – përfaqësues për Kosovë i BERZH-it. (Selia qendrore e KRU Bifurkacioni, rruga “Enver Topalli” numër 45, Ferizaj, ora 10:30)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, merr pjesë në serinë e ligjëratave publike me kryetarët e komunave - Mayors' Talk, organizuar nga Universum International College (UNI). (Kampusi i UNI afër Prishtina Mall, ora 14:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Forumi për Transparencë Parlamentare organizojnë pritje me rastin e fundvitit. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)

Mbahet konferencë për media, ku do të jenë prezent kasti i filmit “5 Herë Jo”. (Cineplexx, Prishtinë, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024