Ngjarjet e datës 2 korrik

Ngjarjet e datës 2 korrik

Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mbanë konferencë për media, në të cilën konferencë do të prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike  (Analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës)”. (Hotel Sirius, në Prishtinë, ora 10:00)

Hapet fushata për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës Shoqata Down Syndrome Kosova. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 10:00).

Agjencia kundër Korrupsionit organizon hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objekti i AKK-së, ora 11:00)


Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie, ku do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z. Bujar Gashi ( Në sallën e konferencave në Komunë, ora 12:00)

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë mban konferencë për medie. (Zyra e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rruga “Dardania”, ora 12:00)

Klubi basketbollistik “Bashkimi” do të mbajë konferencë për shtyp, ku do ta prezentojë përforcimin e ri dhe të parin për stinorin 2021/22. (Palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ora 12:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

Lexo edhe

Video

error: