Ngjarjet e datës 2 dhjetor

Ngjarjet e datës 2 dhjetor

​Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takon delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi, salla C301, ora 09:15) 

Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e Apelit në rastin Gucati-Haradinaj. (Ora 09:30) 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” lanson Kurrikulën për programet e trajtimit të dhunës. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00) 

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë: “Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me parimet e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00) 

Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku do të shqyrtohet projektligji për zyrtarët publik dhe projektligji për pagat në sektorin publik. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00) 

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi, salla C301, ora 10:30) 


Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Gjendje stagnimi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30) 

Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Shoqatat e dala nga Lufta dhe me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, organizon akademi mirënjohjeje dhe nderimi për gjeneral Shaban Shalën – një nga drejtuesit e LPK-së dhe një nga luftëtarët dhe komandantët e shquar të UÇK-së. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00) 

Organizohet konferencë për media lidhur me organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 13:00) 

Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ku do të bëhet intervistimi i dëshmitareve nga KEDS dhe KESCO. (Kuvendi, salla N204, ora 13:00) 

Promovohet libri i ri nga Reshat Sahitaj “Diplomacia pas perdeve”. Pas promovimit, Kolegji AAB e nderon Doris Pack me çmimin ndërkombëtar për demokraci dhe integrime. (Kolegjin AAB, ora 14.00) 

Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU EFM), Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do të mbajnë në konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve 2021. (Hotel Sirius, ora 14:15) 

Mbahet “Darka e Erret” anuale e organizatës jo-qeveritare “You Can Do”, ku zyrtarë lokalë dhe ndërkombëtarë, profesorë e aktivistë do të darkojnë në errësirë totale dhe të diskutojnë rreth pozitës së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren për ketë komunitet. (Restaurant LUXOR, magjistralja Prishtine-Obiliq, ora 17:00-19:00)

Video