Ngjarjet e datës 19 tetor

Ngjarjet e datës 19 tetor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 09:30)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ali Sadriun, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu bën hapjen zyrtare të Muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore. Marrin pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti, kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-38, ora 10:00)

Nis “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. Me video-mesazhe mediave iu drejtohen kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, presidenti Hashim Thaçi, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. (Ora 10:00)

EULEX-i prezanton raportin e tij të parë publik të Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit. (Selia e EULEX-it. Takimi mbahet në ambient të hapur në një tendë me ngrohje, ora 10.45)

Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë voton kërkesën/rekomandimin për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj viziton Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Ora 11:00, adresimi për media në ora 11:45)


Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qendrore QKUK, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE. (MASH, ora 12:30)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Petrit Gashin, ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komuna e Pejës organizon debat publik mbi raportin e vlerësimit strategjik mjedisor të hartës zonale të Komunës Pejë. (Salla e Kuvendit Komunal Pejë, ora 12:00)

Qendra Multimedia SHAK Elena Gjika Dora D’Istria organizon promovimin e librit “Këngët e ngashërimit” të autorit Ragip Sylaj. (Shtëpia e Fellbahut Suharekë, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet në sheshin “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar. (Prishtinë, ora 13:30)

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: