Ngjarjet e datës 19 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me UNICEF-in organizojnë ceremoninë e prezantimit të Ligjit të sapo miratuar për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjithashtu shqyrtohen raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e propozim-amendamentit Kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjithashtu formon Grupin Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon konferencën për vlerësimin e gjendjes së institucioneve të drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës. (Ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut (IBCM), ora 11:00).

Promovohet libri “Heronjtë e kaltër” i autores Mihane Hoxha. (Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate, mban aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së, ora 13:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në shoqërinë e kryeministrit Albin Kurti, do të nënshkruajë kontratën me të gjithë përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024