Ngjarjet e datës 19 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore, në orën e parë të mësimit, në një nga klasët e Gjimnazit "Sami Frashëri". (Ora 08:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kujevë-Dollc”. (Afër fshatit Gllarevë, ora 10:00).

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës - 25 vite më pas”. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, së bashku me Fondacionin Friedrich-Naumann-Stiftung für die Freiheit (FNF) publikojnë Studimin “Challenges of Accessing the Labour Market - Middle-Aged Women in Kosovo”. (Hotel Garden, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës se rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, organizohet Ndarja e Çmimit “Ditët e Shqipes” për Veprimtari të dalluar. LauratëtL Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. (Salla e konferencave e UBT-së, Lipjan, ora 12:00)

Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024