Ngjarjet e datës 18 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Ora 09:00)

Vazhdon dita e dytë e gështenjave në Deçan. (Objekti i kolonisë së artistëve, ora 09:30)

EcoZ organizon Konferencën “United for Future” e cila i dedikohet diskutimit të çështjeve të rëndësishme për mjedisin në Kosovë, duke u orientuar në menaxhimin e mbeturinave dhe bujqësinë e qëndrueshme. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme lanson hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz. (Ndërtesë qendrore e Qeverisë, salla P-038, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi i specialistëve vazhdon protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 63. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30. (Hoteli Grand”, në Prishtinë, sallën e konferencave)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Organizohet ceremonia e përmbylljes së vitit të parë të programit Global Engineer Girls, ngjarje në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të vajzave të reja inxhiniere, ku prezent do të jenë presidentja Vjosa Osmani, ministrja Arbërie Nagavci, zv. ministri i Transportit, Hysen Durmishi, drejtuesja e grupit LIMAK, Ebru Ozdemir, rektorë të universiteteve publike në Kosovë, udhëheqësi i UNDP në Kosovë, Nuno Querios. (Hotel Emerald, salla Bethoven, ora 10:50)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë. (Kuvendi, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti organizon dëgjim publik lidhur me projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi, salla N506, ora 13:30)

Mbahet konferencën “Një fëmijë dhe lufta. Shtegu e foleve të merimangës nga Italo Calvino”. Konferencë nga Riccardo Castellana (Universiteti i Sienës) me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së Calvinos (1923-1985), një nga shkrimtarët italianë më produktiv dhe më me ndikim të shekullit të 20-të. (Ambasada e Italisë e Kosovës, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024