Ngjarjet e datës 18 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.(Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 09:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, mban simpozium shkencor “Ndryshimet strukturore të ekonomisë dhe konkurreshmëria”. (Salla e AShAK, ora 09:30)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku”. (Shkolla “Ibrahim Mazreku”, Malishevë, ora 14:00)

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë.

Më poshtë mund të gjeni agjendën:

10:00- 10:30 Homazhe te varrezat e dëshmorëve të Prishtinës - Velani

10:30 - 11:00 Homazhe te shtatorja e heroit "Zahir Pajaziti"

11:30 - 12:30 Homazhe te varrezat e dëshmorëve - Makovc

13:00- 14:00 Homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve - Marec

17:00 - 17:30 Akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë

"The Change Foundation" mban natën humanitare me ekspozitë. (Ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024