Ngjarjet e datës 18 janar
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-rezolutën për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

OJQ Aktiv, së bashku me OJQ ACDC organizojnë tryezën e rrumbullakët “Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit”. (Qendra për Energji Qytetare, Graçanicë, ora 11:00)

Qytetari me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani dorëzon padi kundër për diskriminim ndaj komunës së Fushë Kosovës. (Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Fushë Kosovë, ora 11:00)

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, mban ligjëratën me temën “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”. (Kampusi i Kolegjit Universum International UNI, afër Prishtina Mall, ora 14:00 - 15:00)

Avokati serb Çedomir Stojkoviq do të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit, vajza 7-vjeçare e vrarë gjatë luftës në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 15:00) 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024