Ngjarjet e datës 18 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton për Buxhetin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shënon përfundimin e implementimit të masave të efiçiencës në shkollën fillore të mesme të ulët “Fehmi Agani” në Gjakovë. Merr pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ora 11:00)

Inaugurohen punimet në restaurimin e objektit shkollor, të financuar nga fondet e BE-së për të përmirësuar efiçiencën e energjisë. (Shkolla "Kadri Kusari", Gjakovë, ora 11:30)

Mbahet ceremonia e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, Prishtinë, ora 13:00)

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të zhvillojë takimin e radhës. Marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencën për media me rastin e vizitës dyditore në Kosovë të presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos. (KOK, Prishtinë, ora 15:30)

Ambasada gjermane në Prishtinë organizon koncert për Krishtlindje. (Qendra për Praktikë Narrative Prishtinë, ora 18:00)

Mbahet koncerti i fundvitit nga ansambli “Shota”, ku do të rikthehet vallja “Peshkatari” pas 20 vjetësh, e krijuar nga koreografi Haki Mulliqi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024