Ngjarjet e datës 17 shtator

Ngjarjet e datës 17 shtator

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Bëhet promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë” nga autori Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

Presidentja, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. (Kabineti i presidentes, 10:10)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)


Nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, Gjilan, ora 11:00)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës për Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para objektit të Qeverisë, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në aktivitetin “Dita pa Makina” të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Nisja bëhet nga Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

Bëhet prezantimi i kandidatëve për asamblistë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

Lexo edhe

Video