Ngjarjet e datës 17 shkurt
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)

Komuna e Prishtinës bën homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në varrezat e dëshmorëve. (Velani, ora 08:15)

Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës. (Oborri i Qeverisë, ora 08:20)

Nderime te Monumenti i të Pagjeturve. (Para Kuvendit, ora 08:30)

Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. (Ora 08:45)

Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Ora 08:50)

Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Ora 09:50)

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne. (Kuvendi komunal, 10:00)

Nderime te Monumenti "Heroinat". (Ora 11:00)

Komuna e Rahovecit mban mbledhje solemne me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë. (Ora 11:15)

Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës. (Oborri i Kuvendit, ora 11:25)

Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ora 12:00)

Shfaqja për Fëmijë “Libri shumëngjyrësh”. (Teatri Dodona, ora 12:00)

Shoqata Çamëria mban kuvendin e IV-të zgjedhor. (Grand Hotel, Prishtinë, ora 12:00)

Ceremonia e dorëzim-pranimit të dokumenteve të para në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. (Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës, rruga Arbënor Dehari, nr 25, Prishtinë, ora 14:00)

Program me këngë e valle (Bulevardi “Xhorxh Bush”, ora 14:00)

Ceremonia e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar "Adem Jashari", në Mitrovicë. Koncert festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë Sheshi "Adem Jashari". (Ora 13:30-15:30).

Komuna e Pejës zbulon bustin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Parku i paqes “Ibrahim Rugova”, ora 14:00)

Federata e Futbollit të Kosovës prezanton përzgjedhësin e ri të Kombëtares. (Hotel Emerald, ora 14:00)

Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. (Ora 17:00)

Koncerti i Pavarësisë (Bulevardi “Xhorxh Bush”, ora 18:00)

Komuna e Mitrovicës shënon me disa aktivitete Ditën e Pavarësisë. Agjenda:

09:00 – Pritja zyrtare e kryetarit të Bashkisë Vlorë, nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza

10:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

11:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Shipol)

12:00 – Homazhe në Prekaz

13:00 – Ekspozita me fotografi nga momentet e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Sheshi “Mehë Uka”)

13:30 – Ceremonia e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” Koncert festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë (Sheshi “Adem Jashari”)

16:00 – Pritje e organizuar nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza, me veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së (Hotel “Palace”)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024