Ngjarjet e datës 17 nëntor

Ngjarjet e datës 17 nëntor

Mbahet Konferenca e 13-të për Ditën Botërore të Filozofisë me titull “Sfida postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”. (Fakulteti Filozofik, ora 09:00)

Fillojnë punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”, marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku si dhe U.D Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ora 09:00)

Mbahet Konferenca shkencore “Shqipja standarde sot” , me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.( Akademia e Shkencave, ora 9:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:15)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian ( Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ( Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  (MINT) mban tryezën “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”. Merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. (“Venus Hotel”, magjistralja Prishtinë-Lipjan ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për media, ku do të prezantohet analiza për Projektligjin për Paga në sektorin publik: Tendencë për nivelizim apo ndërhyrje. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, Prishtinë , ora 10:00)

Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”, e organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). (Hotel “Emerald”, Prishtinë 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit  “Raportimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje: Janar – Gusht 2022”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, 10:00)


Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit mbajnë takim në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”, Godancë, 10:00)

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha mban konferencë për media. ( Holli i Kuvendit, ora 10:00)

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në bashkëpunim me Akademinë “Tempulli”, në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun organizojnë aksion për dhurimin e gjakut. (Akademia “Tempulli”, ora 11:00)

Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” organizojnë tryezën debatuese me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë Covid 19”. ( Universiteti ”Kadri Zeka” ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ( Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:30)

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë  Mbahet dabati me temën “Kosova  pas largimit të serbëve nga veriu nga institucionet”( Qendra Mediale Çagllavicë ora, 11:30)

EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.  (Kino Armata, Prishtinë, ora 14:00)

Kompania zvicerane e shërbimeve financiare GenTwo AG, hap zyrën e saj Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë drejtuesit e kompanisë, ambasadori zviceran në Kosovë Thomas Kolly dhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu. (Rruga “Mujo Ulqinaku”, Pejton, ora 16:00)

Komuna e Prishtinës organizon debat me qytetarë rreth Projekt Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.( Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës ora 17:30)

Promovohet libri monografik “THYERJET E MËDHA NË KOSOVË- dokumente, diskutime dhe kujtime 1986-1990” i autorit Ali Shabani ( Galeria e Arteve – Ferizaj, ora 17:00)

Hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë”, me kurator Arbër Selmani. (Hoteli “Grand”, kati i tretë, ora 19:00)

Lexo edhe

Video