Ngjarjet e datës 17 maj
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Hapet “Forumi Biznesor i Boronicës”, merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci (Hotel Emerald, 09:30).

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00).

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizon diskutimin “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë” (Biblioteka Kombëtare, 10:00).

Organizohet konferenca “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” (Salla 10, Kuvendi i Kosovës, 10:00).

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore (Kuvendi i Kosovës, N506, 11:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës N303, 11:00).

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media (Selia Qendrore e PDK-së, 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” (11:00) dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Gjakovës (12:00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Mazrek (11:00).

Promovohen librat "Ngarendja Politike", "Sisteme Politike" dhe "Demokracia, Zhvillimi, Demonizmi", të autorëve Vrullim Buja dhe Ramë Buja (Kolegji AAB, Teatri Kamertal, 13:00).

Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së (Kuvendi i Kosovës, N303, 13:30)

Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje. Marrin pjesë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu (Hotel Sirius, 15:00).

Hapet ekspozita personale e piktorit Esat Valla (Galeria e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024