Ngjarjet e datës 17 janar

Ngjarjet e datës 17 janar

Komisioni për Legjislacion mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj mban mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale. 

(Shtëpia e Bardhë, zyra e kryetarit, ora 09:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00)


Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (PSD, rruga „Bajram Kelmendi“, 4 Llullat, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet akademia e “Flakës së Janarit”. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 17:00)

Hapet ekspozita kolektive e Artit Pamor. (Galeria e Qytetit, Gjilan, ora 19:00)

Lexo edhe

Video