Ngjarjet e datës 16 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. (Ora 09:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës lanson projektin “Rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturave-viktima të dhunës seksuale në Kosovë, përmes mbështetjes psikologjike e ligjore, si dhe fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore. (Hotel Prishtina, ora 09:30)

Specializantët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00)

Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. Ky projekt mbështetet nga BE për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe implementohet nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë. (Hotel “Troja”, Istog, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Gruas Rurale, EcoKosWomen organizon panairin ku gratë nga zonat rurale ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 10:00-17:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C 301, ora 11:00)

Shoqata e të Verbërve Gjakova organizon hapjen e "Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. (Restaurant "Jeta" Dardani ( ish Piskotë) Rr. Nënë Tereza nr. 02, ora 11:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024