Ngjarjet e datës 16 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 në partneritet me USAID-in organizon ngjarjen njëditore “Konferenca Rajonale dhe Takimet B2B”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-18:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30‪)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, ku do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet Konferenca e 14-të ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë  "Filozofia e Lëvizjes". (Fakulteti Filozofik, kati i parë, salla 101, Prishtinë, ora 10:00 - 17:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Sabina Qudiq, zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bosnje dhe Hercegovinës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës U21. (Stadiumi “Zahir Pajaziti” Podujevë, ora 11:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, hap fushatën nacionale vetëdijesuese “Ti je forca”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 14:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën me video-instalacionin e Lana Çmajçanin  "A Change is Gonna Come II". (Qendra e Dokumentimit Kosovë(QDK) Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 18:00)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. ( Kino “Armata”, Prishtinë, ora 18:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024