Ngjarjet e datës 15 tetor

Ngjarjet e datës 15 tetor

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore shënojnë “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes se Lirë në Natyrë”. (Parku ”Gërmia”, ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), organizojnë konferencën e përbashkët me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit, mbajnë konferencë për medie (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, organizon një ceremoni përshëndetëse për togerin Agim Gashi, me rastin e pensionimit të tij nga Policia e Kosovës. (Drejtoria Rajonale të Policisë në Ferizaj,  ora 10:00)

Në 35 – vjetorin e vdekjes, përkujtohet heroi Metush Krasniqi.

Agjenda:

Ora 10:00 – Bëhen nderime të varri i tij në Dajkoc të Kamenicës.

Ora 13:00 – Në Institutin Albanologjik, mbahet Truezë përkujtimi dhe nderimi.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton qendrën e fëmijëve me Sindrom Down (Afër Stacionit të autobusëve, Emshir, ora 10:00)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për medie. (Platoja te komuna e vjetër, ora 10:30)

Mblidhet Komisioni për Integrim Evropian. (Salla, N-302, ora 11:00)

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) prezantojnë nivelin e përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën mars-shtator 2021. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)

Parlamenti Studentor mban konferencë për media. (Para MASHTI-t, ora 10:00)


Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), mban konferencë për media me rastin e pranimit të “Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Deçan”. (Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, Prishtinë, ora 11:00)

Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, i dorëzon Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. (Shtabi i KFOR-it, Prishtinë, ora 11:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton shoqatën e Pensionistëve (Rruga “Tring Smajli”, Prishtinë, ora 11:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë shkollën “Hysen Rexhepi” (ish-Abdyl Frashëri), ku do të dhurohet donacioni për pajisje teknologjike. (Ora 12:00)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, do të bëjë një ecje në shesh bashkë me kandidatët per asamble dhe të rinj. (Ora 13:00)

Kandidati i PDK-së për komunën e Skenderajt, Fadil Nura, mban tubimin përmbyllës. (Palestra e Sportit, Skenderaj, 14:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Prizren. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, 14:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Malishevë. (Restaurant “BIMI 2”, ora 15:00)

Agjenda e fushatës zgjedhore të AAK-së

15:00- Tubim zgjedhor, Restaurant “Gjeravica” në Junik

17:00- Tubimi përmbyllës në Parkun e Madh në Gjakovë

Aleanca Kosova e Re (AKR) mban takim përmbyllës (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë, ora 17:00)

Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” rifillon programin përkatës me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, – me muzikë e poezi performuar nga vokalisti i grupit Jericho, Petrit Çarkaxhiu dhe aktorja, Sheqerie Buqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, 18:00)

Lexo edhe

Video

error: