Ngjarjet e datës 15 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, organizon konferencën “Të kuptojmë Dobësitë e Kosovës në Shëndetësi dhe Mjedis”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe forumZFD promovojnë manualin e gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezanton projektin “Raportimi i i senzibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (Qendra për Praktikë Narrative, Rr. “UÇK”, Prishtinë, ora 10:00).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe U.D drejtoresha e USAID, Kerry Monaghan Hogler nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00).

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Do të hapen dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, si dhe do të ketë disa aktivitete të ndryshme:

10:00    Hapja e dyerve të Kuvendit

10:00    Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë

                Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit

                Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë

                Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë  

               (Holli i Kuvendit)

10:00   Panairi i organizatave të shoqërisë civile

                     (Holli i Kuvendit)

10:30    Punëtori për Demokraci – Demos-ti

                (Oborri i Kuvendit)

11:00    Lojë shahu nga persona të verbër

               (Holli i Kuvendit)

11:15    Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare –        

                Instituti i Kosovës për Drejtësi (Salla 506)

14:00    Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë - Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës (faqja e Kuvendit në Facebook)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) mban protestë për të kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara. (Para Zyrës së EULEX-it, Fushë-Kosovë, ora 12:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, së bashku me Forumin për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe me  përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF) publikon: “Doracakun për Nisma Legjislative nga qytetarët”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:15 – 12:30)

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (KQZ, ora 13:30).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Ligjin për Zyrtarët Publik, konform Aktgiykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024