Ngjarjet e datës 15 korrik

Ngjarjet e datës 15 korrik

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla viziton Agjencinë për Regjistrimit Civil. (Agjencia për Regjistrim Civil, ora 09:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për vitin 2020 si dhe formon grupin punues për nismën legjislative Projektligji për kriptovaluta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës dhe Friedrich Ebert Stiftung Prishtina hapin punëtorinë për të diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në kryeqytet në kuadër të platformës “Prishtina e secilit”.  (Kuvendi Komunal, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, shënon Ngjarjen “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”. (Rezidenca e  Ambasadës Turke në Prishtinë, ora 11:00).


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla viziton Aeroportin “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 13:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Prizrenin, ku do të takohet me mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës. (Zyrat e SH.K.A  Agimi, ora 13:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 15:30)

Hapet zyrtarisht aktiviteti Akull n’Verë, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Vushtrrisë organizon mbrëmje poetike-artistike. (Kalaja e Qytetit, ora 20:00)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: