Ngjarjet e datës 15 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

SBASHK-u në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit mban tryezën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". (Hotel "Sirius" Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Haxhi Shala. (Hagë, ora 09:30-11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Planin vjetor të performancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet edicioni i dytë i Konferencës Rajonale në sektorin e bujqësisë “Potenciali i bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit”, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës –“PePeKo” dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrahur nga projekti i GIZ - Entrepreneurship Promotion. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00-15:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet dhe aprovohet propozim-vendimi për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe Care for Kosovo Kids organizojnë ngjarjen ‘’Superheronjtë”, ku alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët. (Klinika e Pediatrisë QKUK, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:30)

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi. (Klan Arena, Prishtinë, ora 12:30​)

Përurohet ndërtimi i parkut dhe fushës sportive në Bakshi të Komunës së Obiliqit. (Ora 12:45)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla mban diskutim për buxhetin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.​ (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës ndërkombëtare të Maleve, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” organizon mbjelljen e drunjve dhe luleve në DAPK “Sharri”. (Ora 13:00-14:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën “Thuaje për të më kujtuar, që të mos harrojmë” nga Renea Begolli dhe Luiza Thaqi, e përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentimit Kosovë, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024