Ngjarjet e datës 14 mars
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme - shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit. (Ora 11:00)

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) "Naim Frashëri" organizon Festivalin e Matematikës, me rastin e Ditës së Matematikës. (SHFMU “Naim Frashëri”, Prishtinë, ora 11:00)

Shënohet Dita Botërore e veshkave, organizuar nga Klinika e Nefrologjisë, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi "Xhorxh Bush", ora 12:00-15:00)

Kolektivi Feminist mban protestë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024