Ngjarjet e datës 14 mars

Ngjarjet e datës 14 mars

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:00)

Deklaratat përmbyllëse në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të bëjë dorëzimin e padisë për anulimin e vendimit të ministrisë dhe kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për biletat e udhëtarëve. (Pallati i Drejtësisë para objektit A, në Hajvali, ora 10:00)

Pronari i një qendre të marketit nga Ferizaj prononcohet për media mbi një vendim të gjykatës nga i cili përfiton vetëm një kompani mbi importin e Coca Colës e cila importin e bën nga Serbia. (Terminali holandez Prizren, ora 10:00)


Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi diskuton mbi Projektligjin për turizmin.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)

Zyra e Bashkimit Evropian  në Kosovë mban sesion informues mbi punën përgatitore për raportin e radhës për Kosovën. (Zoom, ora 15:00)

Kolegji AAB në partneritet me Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Ambasadën e Francës në Kosovë, organizojnë konferencën rreth diplomacisë sportive. (Kolegji AAB, ora 15:00)

Lexo edhe

Video