Ngjarjet e datës 13 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15, pamje në fillim të takimit, deklarimet pas takimit)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00. Pas takimit do të ketë deklarim për media)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. Tё ftuar përfaqësuesit e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00-11:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, pret në takim ish-auditorët e Përgjithshëm Inga Britt Ahlenius dhe Lage Olofsson. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) organizon konferencën shkencore “Konferenca e ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”. (Salla e ASHAK-ut, Prishtinë, ora 10:00)

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Marrin pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Kryqëzimi i rrugëve "Driton Islami" dhe "Bedri Asllani" Ferizaj, ora 10:00)

Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Mbahet diskutimi me temën “Cila është zgjidhja e krizës pas Banjskës”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkursin për pozitën e komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 14:00)

Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, rruga “Perandori Justinian” nr. 124, Pejton, Prishtinë, ora 14:00)

Ministri i Financave Hekuran Murati raporton para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 15:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla konstituon Komisionin.(Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024