Ngjarjet e datës 12 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30‪)

Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-13:00)

Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) mbahet konferenca tematike “Roli i institucioneve supreme të auditimit në dobi të qytetarëve”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30-13:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Standardeve me temën “Vizioni i përbashkët për një botë më të mirë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Shënohet Dita e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nga  Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK). (Eventi publik mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00-12:00, ndërsa eventi shkencor profesional në restorantin “Perla – Te Linda”, ora 13:00-15:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për investime të qëndrueshme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:30)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi pritet në takim nga kryetari i Komunës së Shtimes,  Qemajl Aliu. (Objekti i Komunës, ora 11:00-11:30, pamje nga takimi)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu vizitojnë projektin “Rregullimi i parkut për Fëmijë në fshatin Davidovc’ dhe punimet në projektin ‘Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani”në Vojnoc. (Ora 11:45 – 12:30, pamje nga terreni)

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit organizon  promovimin e librit “Gjeneza” e autorit Halim Hyseni. (Teatri KAMERTAL- kati IV, Kolegji AAB, Fushë Kosovë, ora 12:00)

Inaugurohet Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”. Marrin pjesë Albin Kurti, kryeministër i  Kosovës, Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. ((Bërnicë, Komuna e Prishtinës, ora 12:40-13:35)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi viziton familjen e Afrim Krasniqit në lagjen Sallahane të Komunës së Ferizajt -përfitues nga thirrja për ndërtimin / renovimin e shtëpive. (Ora 13:30 – 13:45, pamje nga terreni)

Mbahet ceremonia për shënimin e përvjetorit të parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë - Objekti A - kati 0, ora 13:30)

Ambasada e Francës  mban konferencë për medie në kuadër të edicionit të 23-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Në panelin e konferencës do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. (Kino Armata, ora 14:00)

Konferencë mbi ecurinë e çështjes Januzi dhe Bahtjari. (Hagë, ora 14:00 - 16:30)

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës organizon Kongresin e Tretë Klinik  me temën e këtij viti “Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimeve Kirurgjikale”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:45 – 19:30)

Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) mbahet Darka Gala. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 20:00-22:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024