Ngjarjet e datës 11 nëntor

Ngjarjet e datës 11 nëntor

Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Deputeti Haki Abazi mban konferencë për media ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton kërkesën e Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)


Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Arben Gjukaj, drejtor Menaxhues në KEK për periudhën 2088-2012. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

Ambasada gjermane organizon ceremoninë ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor. ( Varrezat krishtere, Arbëri ora 11:00)

Bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll. ( Selia e FFK-së, ora 13:00)

Në Gjilan zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”. ( Universiteti “Kadri Zeka”)

Lexo edhe

Video