Ngjarjet e datës 11 nëntor

Ngjarjet e datës 11 nëntor

Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (Brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City, ora 11:00)

Pranë Gjykatës Themelore në Viti zv.ministri, Imri Demelezi deklarohet për media me rastin e deponimit të një padie per shpifje për kryetarin e Vitisë. (Ora 11:00)

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të shpalosë programin për projektet në trashëgimi dhe kulturë. (Hotel City, ora 12:00)


Shoqata Sindikale Posta, do të organizojë protestë lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në këtë ndërmarrje. (Para objektit të PTK-së, ora 14:45)

Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka mban tubim në Gjonaj (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 18:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në tubimin elektoral që mbahet në fshatin Vrellë të Istogut. (Ora 19:00)

Lexo edhe

Video