Organizohet gara ndërkombëtare “DARDANIA CUP”. Mbahet takimi i kapitenëve (Hotel Arxhena, Mali i Sharrit. ora 20:00)
Përkujtohet beteja e lavdishme e UÇK-se në fshatin Jeshkovë ku ranë 20 dëshmorë të brigadës 125 të ZOP-it. Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, (ora 10:00), më pas do të vazhdohet me homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve në Jeshkovë, (ora 11:00).