Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal (Kuvendi i Kosovës, salla N225, 10:00)Mbahet mbledhja e VI e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, 10:00)
Organizohet Punëtoria “Prezantimi i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Republikës së Kosovës” (Hotel Prishtina, 10:00)Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë organizojnë kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” (Hotel Sirius, 10:00)
Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 11:00)
Federata e Boksit mban konferencë pas arritjes së presidentit të Federatës Evropiane të boksit EUBCm IOANNIS FILIPPATOS dhe ekipit të tij (Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, 11:00)
Stërvitja e Kombëtares A - Kampi Nacional në Hajvali (11:30)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 11:30)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, salla N303, 13:00)
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social publikon hulumtimin “Shëndeti Mendor në Kosovë: Analizë e Përgjithshme e Sistemit Publik” (Hapësirat e Kosovo 2.0, 14:00)