Ngjarjet e datës 10 qershor

Ngjarjet e datës 10 qershor

Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Agjenda:

09:30 – Hapja e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”. (Salla e Kuvendit Komunal)

10:00 – Vendosja e luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)

10:15 – Hapja e Panairit të Librit “Qershori 21” . (Sheshi i Lidhjes)

13:00 – Hapja e ekspozitës “Si u vra kodi etik i Hipokratit”. (Shtëpia e Jahir Efendi Hasanit)

18:00 – Koncert “Tingujt frymor” Wind Ensemble. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)

Mbahet punëtoria e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, lidhur me prezantimin dhe diskutimin e “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit,  organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori. Marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 10:50)

Promovohet libri i Atdhe Hetemit, “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” të organizuar nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)


 Agjenda e aktiviteteve për 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.

Agjenda e  aktiviteteve:

 Ora 13:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc.

Ora 14:00 –  Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Senoc.

Ora 14:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së  në fshatin Polluzhë.

Ora 15:00 – Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të kësaj dite në hollin e Qendrës së Kulturës,”Mensur Zyberaj” do të hapet ekspozita “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve” në Rahovec nga OJQ “Art Studio”.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju fton të merrni pjesë në Konferencën për Media në lidhje me:  Vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj Hidrocentraleve në Deçan. (Zyret e GLPS, ora 14:00)

NDI dhe USAID mbajnë konferencë dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 14:00)

Promovohet monografia: Hani i 2 Robertëve 1989-2019, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit. (Amfiteatri i Fakultetit të Arteve, Prishtinë, ora 17:00)

Promovohet libri “A2020/1, Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”, realizuar nga: Nesila Hajdini dhe Armand Vokshi. (Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë, ora 18:00)

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.