Ngjarjet e datës 10 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti për Politika Zhvillimore i mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), organizon tryezën “Zbatimi i Agjendës së Gjelbër – Kosova tri vjet pas Samitit të Sofjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00) 

Roma Versitas Kosova mban konferencën përmbyllëse në kuadër të Projektit “Fuqizimi i Nxënësve të Shkollës së Mesme Përmes Mentorimit”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Artana”, Prishtinë, ora 10:00–14:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, organizon ceremoninë për publikimin e Programit për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (“Menza Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 10:00)

Iniciativa për Progres – INPO publikon raportin "(Mos)Planifikimi i Prokurimit". (Hotel “Opera”, rruga “Fehmi Agani”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt do të organizojë tryezën me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Ferizajt, me temë “Trafikimi me qenie njerëzore”. (Hotel “Rubis”, Ferizaj, ora 10:00)

Qeveria e Kosovës mban takim konsultativ të nivelit të lartë: Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:15)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) mban tryezën shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”. (Salla e ASHAK-ut, Prishtinë, ora 11:00-14:45)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Komunën e Prizrenit do të shënojnë përfundimin e fushatës sensibilizuese “E Du Pz”. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren, ora 18:00)

Bëhet matja zyrtare e peshës së dy sportistëve në Muay Thai (Tai boks), Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi. (Konferenca për media, restoranti “Mani Premium”, Malishevë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024