Ngjarjet e datës 10 nëntor

Ngjarjet e datës 10 nëntor

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin për vitin 2020 dhe Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Programi i USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt organizon aktivitetin “Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse tek adoleshentët”, i cili mbahet në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë. Merr pjesë ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 11:00)

Fillon fushata sensibilizuese me moton “Dhuna nuk ka Justifikim”, si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)


Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Përmendorja e Komandant Drinit, ora 11:00)

Bëhet përurimi i romanit “Kohë përtej dhimbjeve” dhe përmbledhjeve poetike: “Lëkundje lavjerrësish” dhe “Metaforë ligjore” të shkrimtarit Mehdi Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 14:00)

Kryeministri dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, merr pjesë në tubim zgjedhor, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Komunës së Prizrenit nga VV-ja, Mytaher Haskuka. (Sheshi “Komandant Drini”, Prizren, ora 16:00)

Kryeministri dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, marrin pjesë në tubimin elektoral në lagjen Ortakoll. (Te Fusha e Basketbollit, Ortakoll, Prizren, ora 17:00)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, marrin pjesë në takimin me “Gruan Demokratike”. (Parku i Qytetit, Prizren, ora 17:00)

Lexo edhe

Video