Lansohet projekti i hallkave për mbikëqyrje elektronike në Policinë e Kosovës. Pas këtij aktiviteti, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, do të kenë prononcim për media. (Drejtoria e Përgjithshme Policisë së Kosovës, ora 08:00)
(Dita e dytë) Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, mban edicionin e 8-të të Konferencës për Integritetin e Informacionit – DISICON. Temën kryesore “Teknologjia, e vërteta dhe besueshmëria.” (Klan Arena në Prishtinë, ora 09:00)
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) mban konferencën e dytë me temën: “Përdorimi i teknologjive të reja në sektorin e qumështit”. (Hotel Emerald, ora 09:30)
Asociacioni i Spitaleve Privatë të Kosovës (ASPKS) mban konferencën vjetore. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konzorciumi i organizatave i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mban konferencën me temë: “Sinjalizimi: Një Shtyllë për Transparencën dhe Llogaridhënien”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent lanson raportin me titull “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”. Merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Salla e konferencave në “Orion”, përballë Kino ABC, ora 10:00)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS) i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, dhe zbatuar nga Helvetas Sëiss Intercooperation, mban ceremoninë “Auditimi Social - Qytetarët që Bëjnë Ndryshimin”, në të cilën shpërblehen anëtarët aktivë të këtyre ekipeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)
Federata e Motoçiklizmit të Kosovës (FMKS) konferencë për media, ku do të njoftojmë zyrtarisht pranimin tonë në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM).( Objekti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ora 11:00)
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës bën paraqitjen e botimit: “Ndërprerësit e tensionit të lartë (110, 2020 dhe 400 kV) me gaz SF6 – Proceset tranzitore”, Isuf F. Krasniqi dhe Avni Alidemaj. (Salla e Akademisë në Prishtinë, ora 11:00)
Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, organizon tryezën “Të drejtat gjuhësore: Rrugë drejt të drejtave themelore të njeriut”. (Salla në katin e 4 ne IAP, ora 13:30)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ndarjen e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë – 2024. (Hotel Prishtina, ora 18:00)