Ngjarjet e datës 1 korrik

Ngjarjet e datës 1 korrik

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

Instituti Pedagogjik i Kosovës prezanton rezultatet e projektit hulumtues me temën “Shkathtësitë gjuhësore të nxënësve kosovarë të moshës 15-vjeçare dhe shkaqet e përformancës së dobët në testin PISA, me fokus në ndikimin e mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ambientit akademik në të cilin zhvillohen ata”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, zyrtarët e parë nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësia për Kontroll të Autostradave (NJKA), udhëtojnë për në Shqipëri. Mbahet konferencë për medie para nisjes. (Pika e Kalimit Kufitar, Vërmicë, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e rregullt për vitin 2021. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)


Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”. (Zyra e GLPS-së, rr. “Rexhep Luci”,  Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet “Parada e Krenarisë”. (Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt,  prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Skenderajt me titull “Fytyra e vërtetë”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 12:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të publikojë raportin e përvjetshëm “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020”. (Prishtinë, Hotel Sirius, ora 15:00)

Lexo edhe

Video

error: